VIDEO | Muriqi përshëndet rrjetën, Cikalleshi prek fundin  

Java e 19-të në kampionatin turk rezervoi përballjen mes skuadrës së Rizespor ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi dhe Akhisarspor, ku është transferuar lojtari kuqezi, Sokol Cikalleshi. Të dy sulmuesit ishin në fushë që nga minuta e parë, por futbollisti i “dardanëve” ka arritur që të marrë një sukses të çmuar duke qenë protagonist me një gol.

Edhe pse takimi nisi mirë për Akhisarspor, me Kokaliç që gjeti rrugën e rrjetës, boshnjaku prishi gjithçka vetëm 7 minuta më vonë, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe duke e lënë ekipin e tij me 10 lojtarë pwr mw shumw se 70 minuta . Nuk ishte e vështirë më pas për ekipin vendas që gjeti rrugën e rrjetës plot 3 herë. Muriqi shënoi emrin në listën e shënuesve duke i dhënë epërsinë ekipit të Rizesporit në minutën e 72-të.

Një humbje që djeg shumë për skuadrën e Cikalleshit, pasi me 17 pikë e sheh veten në vendin e fundit në kampionatin turk. Ndonëse ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur, ekipi i Akhisarspor është në pozita shumë të vështira. Nga stoli e ndoqi këtë takim portieri i Kosovës Samir Ujkani.

https://twitter.com/goalradar/status/1089494822988206080

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *