VIDEO/ Murinjon e mund Ludogoretsi dhe Fiorentina ndalet nga Riga, ekipet e Serisë A dështojnë në Europë

Ekipet e Serisë A kanë dështuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri të kompeticioneve të UEFA-s. Romën e Zhoze Murinjos e ka mundur Ludogoretsi. Bullgarët kanë fituar në shtëpi me rezultatin 2-1, duke shtangur kështu verdhekuqtë në Europa League. Souza zhbllokoi shifrat në minutën e 72-të, ndërsa Roma barazoi me Shomurodovin në të 86-n. Por vetëm 2 minuta më vonë Nonato tund përsëri rrjetën e verdhekuqve dhe i jep tre pikë mjaft të rëndësishme Ludogoretsit.

Ndërkohë në krahun tjetër Fiorentina është ndalur në barazim nga Riga. Italianët kanë gjetur të parët rrugën e rrjetës me anë të Barakut, i cili shënoi gol në minutën e 56. Por Andrej Iliçi i mohoi fitoren Fiorentinës me golin e shënuar në minutën e 74-t./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1567944656595419136

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online