VIDEO/ Cluj shënon në minutën e fundit, Ilir Dajës i ikën nga duart fitorja e parë në Europë

Ballkani ka bërë një debutim dinjitoz në fazën e grupeve të Conference League-s. Historia nuk ka përfunduar thjesht me pjesëmarrjen në këtë kompeticion, por duket se në Suharekë kërkojnë të marrin maksimumin në grupin e tyre. Ekipi i Ilir Dajës ka flirtuar deri në minutat e fundit me fitoren e parë në këtë fazë të turneut, por një gol në minutën e 91-të bëri që në fund të dilnin nga stadiumi me vetëm një pikë.

Armend Thaqi ngriti peshë tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur në minutën e 65 shkundi rrjetën e CFR Cluj-it. Shpresat për një fitore historike rriteshin me kalimin e minutave, por një pakujdesi në mbrojtje në minutën e 91-të i jep mundësinë Matiasit që t’i ndëshkojë. Ndeshja përfundon me rezultatin 1-1, që sërish mbetet mjaft pozitiv për Ballkanin e Ilir Dajës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online