Tirana e Partizani ndanë nga një pikë ditën e djeshme, ndërkohë që skuadrat u dukën të kënaqura në fund me rezultatin. Si çdo ndeshje, kishte problematikat e veta me gjykimin. Gjithsesi në fund askush nuk kontestoi.
Gjatë ndeshjes, Mema e Gega protestuan shpesh për ndonjë faull. Por ka një moment të dyshimtë për penallti në minutën e 81-të. Pas një harkimi në zonë, Hoxhallari me dorën e hapur, futet në një duel ajror dhe nga pamjet filmike është e vështirë të dallohet nëse ka patur një prekje të topit me dorë.
Një rast shumë i dyshimtë, që mund të vendoste fatet e ndeshjes. Gjyqtari Enea Jorgji nuk akordoi penallti, por te Partizani mund të kenë pretendimet e tyre pa pamjeve të ofruar gjatë emisionit “Gol pas Goli” në Supersport.