Monako është skuadra që i ka befasuar të gjithë këtë edicion. Sezonin e shkuar ata tentuan që të rivalizonin PSG-në për titull, por u mjaftuan me vendin e dytë, kjo pasi askush nuk mund të hahet me sheikët e Parisit.
Ky edicion nisi si mos më keq, pasi kur janë luajtur 12 javë e shohin veten në vendin e fundit me vetëm 7 pikë. Edhe pse në stol u ul një legjendë si Tieri Henri, rezultatet mungojnë dhe tashmë mund të mendohet vërtetë rënia nga kategoria.
Në fund të ndeshjes me Reims, tifozët u panë mjaft të irrituar me lojtarët e tyre, aq sa tentuan të futeshin në fushë për të folur me ta. Jo pak të revoltuar, ata urdhëruan Falkaon me shokë që të afroheshin dhe të jepnin llogari para tyre. Një situatë mjaft e tensionuar, pasi disa nga lojtarët e Monakos debatuan me tone të ashpra me disa nga tifozët, të cilët ishin gati për të bërë ndonjë budallallëk, aq të nxehur sa ishin.