“Më pritën si të barabartë”, Mitaj tregon debutimin me Kombëtaren në Greqi: Ëndërr e bërë realitet

Mario Mitaj është një nga ata talente shqiptare që po i hedh shpejt hapat në karrierë. Vetëm 17 vjeç dhe ka arritur të debutojë si me skuadrën e AEK-ut të Athinës ashtu edhe me Kombëtaren kuqezi, ku është futbollisti më i ri që luan në një ndeshje zyrtare. Hyrja në fushë me ekipin kombëtar ka qenë një ëndërr e bërë realitet për Mitajn, që ndan me “Nova” emocionet e tij nga grumbullimi në muajin mars me Kombëtaren shqiptare.

Debutimi në kombëtare

“Ishte vërtet një ëndërr për mua që të isha në gjendje të bëja debutimin tim me ekipin kombëtar. E vërteta është se nuk prisja që në këto tri ndeshje, për faktin se ishte thirrja ime e parë, të bëja debutimin tim. Po bëja shumë mirë në stërvitje dhe trajneri më dha mundësinë të bëja ëndrrën time realitet”.

Lojtari më i ri që luan në Kombëtare

“Ndihem shumë mirë, shumë i lumtur. Më motivon të vazhdoj stërvitjen dhe përmirësimin”.

Lojtarët me të cilët krijoi më shumë miqësi te Shqipëria

“Me Hysajn, i cili luan në Napoli, me Kumbullën, i cili luan në Romë. Në përgjithësi në ekip jemi të gjithë miq. Unë u afrova me të gjithë. Të gjithë më pritën si një lojtar i barabartë me ta. Më ndihmuan të përshtatem sa më shpejt të ishte e mundur dhe ishte një përvojë e paharrueshme për mua.”

Strakosha dhe Laçi

“U bëmë shumë miq me Strakoshën, i cili më ndihmoi shumë. Ai më dha këshilla, ashtu si Laçi, i cili luan në ligën franceze. Dy djem shumë të mirë. Ata flasin edhe greqisht, prandaj u afruam mjaft. I falënderoj shumë dhe i uroj më të mirat”, ka thënë Mario Mitaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online