Kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video interesante, ku ai dhe skuadra e Kukësit realizojnë me sukses sfidën e famshme “Bin Challenge”. Loja në fjalë konsiston në pasimin e topit me kokë nga të gjithë lojtarët e skuadrës deri sa sfera të përfundojë në një kosh.
Qendërmbrojtësi Shameti është protagonisti i lojës zbavitëse, pasi është lojtari në qendër të lojtarëve, i cili kalon topin nga një lojtar në tjetrin e më pas në kosh. Video edhe pse e postuar ditën e djeshme, i takon një date të mëparshme, pasi në të shihen edhe lojtarë si Ebipi, Harba e Shkodra, që nuk janë më pjesë e kuksianëve.