VIDEO | Momente ankthi në Serie B, dëmtim “horror” i mesfushorit italian

Takimi i Serie B midis Leçes dhe Askolit zgjati vetëm pak minuta, pasi një përplasje e frikshme kokë më kokë midis dy lojtarëve bëri që mesfushori i Leçes Manuel Skavone të binte në tokë pandjenja.

Mjekët e pranishëm u detyruan t’i bënin frymëmarrje artificiale në mënyrë që të shmagnin arrestin kardiak. Lojtari u përmend pak momente para se të futej në ambulancë, ku më pas u nis në spital për t’iu nënshtruar analizave të specializuara mjekësore.

 

Gjithsesi nëse i njëjti rast do të kishte ndodhur në një ndeshje të nivelit amator, do të flisnim për një tragjedi, pasi më e keqja u shmang vetëm falë ndërhyrjes në kohë rekord të mjekëve të skuadrave.

Pasi ambulanca transportoi Skavonen për në spital të dyja skuadrat i kërkuan arbitrit kryesor ndërprerjen e takimit, kërkesë kjo që u pranua për çështje sekondash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *