Shqipëria organizon për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian. Kompeticioni më i ri i UEFA-s, Liga e Konferencës, do të njohë fituesin pikërisht në vendin tonë, teksa Roma dhe Fejnordi do të sfidojnë njëra-tjetrën më 25 maj në “Air Albania”.
UEFA ka shpërndarë një video në kanalet e saj zyrtare në rrjetet sociale, ku i prezanton botës kryeqytetin tonë. Imazhet nisin me pamjet nga qyteti i Tiranës, për të shfaqur më pas edhe trofeun në stadiumin “Air Albania”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Welcome to Tirana as Albania prepares to stage its first major European final! #UECL | #UECLfinal
— UEFA (@UEFA) May 23, 2022