VIDEO/ Skena të rralla nga Serie A! Po humbnin 0-4, Daniele Orsato e mbyll ndeshjen 2 minuta para pasi shpërtheu festa e madhe nga njoftimi në telefon

Java e fundit e djeshme e Serie A na ofroi shumë emocione. Përveç faktit që kampioni vendosej në turin e fundit, si dhe vendi i shtatë që të çon në kualifikimet për në Ligën e Konferencës, në javën e fundit, pas Venecias dhe Genoas po kërkohej ekipi i tretë që do të shkonte në Serinë B.

Dy ekipet që po luftonin me njëra-tjetrën ishte Cagliari dhe Salernitana, që do po ndesheshin me dy kundërshtarë të ndryshëm. Salernitana ishte dy pikë para Cagliarit, por po humbisnin në shifrat 0-4 ndaj Udinezes duke rrezikuar shumë për rënien nga elita e futbollit italian.

Ndërkohë Cagliari barazoi në transfertë me Venecian në shifrat 0-0. Pavarësisht dominimit të madh, Cagliari nuk gjeti golin. Megjithëse morën vesh lajmin se Salernitana po humbiste në shifrat 0-3 ndaj Udinezes që në pjesën e parë, fitorja nuk u arrit.

Skena të pazakonta ndodhën në pjesën e dytë te Salernitana-Udineze, ku pas shifrave të thella të miqëve, tifozëve vendas nuk e kishin më mendjen te panorama që po i ofronte stadiumi i tyre, por po shihnin të gjithë në telefon ndeshjen e Cagliarit.

Arbitri Daniele Orsato e zgjati me 8 minuta shtesë ndeshjen Salernitana-Udineze. Mirëpo do të luheshin vetëm 96 minuta e 20 sekonda, pasi nuk kishte më kuptim, duke u mbyllur gjithçka. Ndeshja e Cagliarit do të mbyllej në barazim dhe menjëherë shpërtheu festa e madhe nga pankina dhe lojtarët e Salernitanës që u shtrinë në tokë për t’iu gëzuar qëndrimit në Serinë A.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online