“Kurrë në jetë nuk kam parë ekip si Liverpooli”, Guardiola thumbon Gerardin: Aston Villa ishte pa trajner, shqetësohej më shumë për “the reds”-at

Manchester City fitoi ditën e djeshme titullin e 4 -t në 5 vitet e fundit. Guardiola ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e këtij klubi dhe të futbollit anglez. Fati i titullit u vendos në minutën e 81-të, kur “qytetarët” përmbysën Aston Villa-n. Ekipi i Gerardit nuk arriti dot të ndalte makinerinë e Guardiolës, që do të ishte edhe dhurata më e bukur për Liverpool-in nga ish-kapiteni i tij.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Guardiola ka thumbuar kundërshtarin, pasi u shpreh se Gerarg ishte më tepër i shqetësuar për Liverpool-in se sa për vetë Aston Villa-n që drejtonte. Më tej spanjolli ka vlerësuar në maksimum edhe “the reds”-at, teksa shprehet se nuk ka parë kurrë në jetën e tij një ekipi si ai.

“Më vjen keq për tifozët e Aston Villa-s. Ata nuk kishin trajner, por ishte një trajner anës fushës që shqetësohej më shumë Liverpooli se sa ekipi i tij. Në jemi legjenda. Kur fiton një titull në këtë shtet, 4 herë në pesë vite, ndodh sepse këta djem janë të veçantë. Do na kujtojnë. Të fitosh përpara tifozëve të tu është madhështore.

Magnituda e kësaj arritjeje është e lidhur me magnitudën e rivalit. Nuk kam parë kurrë në jetën time një ekip si Liverpooli. Ishte e vështirë. Një përgëzim i madh për ata, na kanë ndihmuar të jemi një ekip më i mirë nga sezoni në sezon”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online