VIDEO/ Mes Romës dhe Shqipërisë, Marash Kumbulla bën llogaritë e sezonit të mbyllur: Po rritem, ky është vetëm fillimi

Marash Kumbulla e ka mbyllur përfundimisht sezonin e tij pas dy ndeshjeve miqësore të Shqipërisë në muajin qershor. Koha për pak pushim për mbrojtësin shqiptar që në sezonin e ardhshëm do të punojë me trajnerin Murinjo.

Lojtari kuqezi ka bërë edhe llogaritë e sezonit që lamë pas duke shkruar në postimin e tij në “Instagram”: “Pas dy ndeshjeve të rëndësishme me Kombëtaren, sezoni im mbaroi. Ishte shumë sfiduese, debutimi me Romën në turneun Europian, goli i parë me këtë fanellë, goli i parë në Serinë A, rritja me Shqipërinë, me të cilën unë kam ëndërra të mëdha që të shënojë gola me peshë.

Ka shumë gjëra pozitive dhe negative nga ana tjetër, që më kanë mësuar që të rritem më tepër. Ky është vetëm fillimi dhe do të vazhdoj që të rritem. Mezi po pres sezonin tjetër që më në fund të shohim tifozët në “Olimpico”, shkruan Kumbulla. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online