E dërguan te “njeriu i cigareve”, menaxheri i Elseid Hysajt e kthen në pikën zero: Do të jetë marrëveshje e madhe

Ku do të shkojë Elseid Hysaj? Sa herë është hapur merkato verore dhe dimërore në këto vitet e fundit, mbrojtësi shkodran ka qenë në kryefjalë të mediave italiane. Por gjithmonë zgjidhte që të vazhdonte me Napolin, për të hedhur poshtë të gjitha pretendimet. Këtë herë Hysajt i skadon kontrata me ekipin e tij dhe menaxheri Xhuifredi ka shuar çdo dyshim që mund të ekzistonte për rinovimin.

Në orët e fundit është përfolur shumë për kalimin e Hysajt tek Lacio, pasi te kjo e fundit u zyrtarizua si trajner Mauricio Sarri. I njohur si tekniku i cigareve, ky i fundit ka prodhuar mbrojtësin shkodran duke e ngritur në nivelet më të larta. Por në intervistën e fundit që ka dhënë për “Radio Marte”, Xhuifredi i ka mohuar këto zëra:

“Hysaj te Lacio? Po shohim disa zgjidhje. Unë personalisht nuk kam pasur asnjë telefonatë nga Lacio. Të paktën deri tani jo. Po vazhdojmë me punën tonë, janë shumë zgjidhje. Nëse Lacio arrin, atëherë do ta kemi në konsideratë. Do të jetë marrëveshje e madhe për atë klub që arrin të marrë Hysajn. Të rinovoj me Napolin? Absolutisht që jo”, tha Xhuifredi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online