E bujshme/ 15 vite duke drejtuar te moshat e Barcelonës, Laporta shkarkon trajnerin e Rei Manajt

Një lëvizje që ka sjellë shumë polemika ishte ajo e bërë nga presidenti Laporta. Numri një i Barcelonës vendosi që ta niste revolucionin nga ekipi i moshave. Fillimisht duke larguar nga detyra trajnerin e katalanasve B ku luan edhe Rei Manaj, Garcia Pimienta.

Por ky shkarkim nuk do të kalonte pa vëmendje dhe ndjeshmëri. Kjo pasi Pimienta është kthyer në një trajner “legjendë” te Barcelona pasi drejtonte te moshat e saj prej 15 vitesh. Gjithsesi Laporta nuk e ka menduar dy herë largimin e tij.

Në media Pimienta përflitet edhe si zëvendësuesi i mundshëm i trajnerit të ekipit të parë, Koeman, por mbetet të shihet nëse do t’i besohet këtij emri pankina e gjigandëve spanjollë. Tifozët e shohin largimin e Pimientas nga Barcelona B si gabimin e madh të Laportës, por koha do të vërtetojë gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online