VIDEO| Mënyra më seksi e të festuarit, ja ç’bëhet në Katalunjë

Të fitosh një titull apo të ngjitesh një kategori më lart pas një viti plot vështirësish dhe sfidash është një gëzim i madh. Kjo hare zakonisht pasohet nga një festë më e shfrenuar se ç’duhet. Deri këtu mund të mendosh dikë që fillon të këndojë një kor ofendues për kundështarin apo të kërcejë si i çmendur. Por jo, ka festë akoma më të shfrenuar dhe këtë e bëjnë në Spanjë.

Klubi i Llança arriti të ngjitej në kategorinë e dytë të kampionatit rajonal të Katalunjës. Gjatë festimit të çmendur me këngë e shampanjë, lojtarëve u është bashkuar edhe një striptiste. Vajza tepër seksi ka performuar para skuadrës për disa minuta. Gjatë performancës stafi dhe futbollistët e lagnin me shampanjë për të shtuar spektaktlin.

Video ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë shumë kritika. Mediat dhe opinioni publik në Spanjë e kanë kritikuar mënyrën e festimit. Ata e cilësojnë si një skandal dhe rast të papreçedentë. Gjithashtu ka nga ata që shprehen se ka dënim penal për atë që ka filmuar videon dhe e ka publikuar. Klubi i Llanças ka dalë me një deklaratë zyrtare, ku ka kërkuar falje. Striptisten nuk e kishte sjellë klubi, por një tifoz i veçantë i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *