Ledian Memushaj duket se po kthehet në shpresën e madhe të Pescara-s për të kapur Serinë A, sepse mesfushori është në formë të jashtëzakonshme, pikërisht kur kanë mbetur 6 ndeshje nga mbyllja e sezonit të rregullt.
Vlonjati është mbreti i asisteve në Serinë B, me 10 të tilla këtë sezon, por tashmë ka ndërruar “profesion”, sepse në tre ndeshjet e fundit ka shënuar 2 gola.
I dyti erdhi sot, në sfidën delikate kundër Perugia-s së drejtuar nga Alessandro Nesta, rival direkt për një vend në play-off.
Në minutën e 30-të Memushaj nuk u mendua dy herë, duke lëshuar një “silurë” nga distanca, që përfundoi në trekëndëshin e portierit mik, duke i dhënë avantazhin Pescara-s.
https://www.youtube.com/watch?v=KfVrLc3w1Vk