Ardian Mema, trajneri i Tiranës, iu gëzua kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Por shqetëson kartoni i kuq dhe goli i pësuar: “Nuk kishte pse ta merrte Halili atë karton të kuq. Nuk duhet të kemi ato problemet e fillimit, gola të falur, apo kartonë si sot. Duhet të shohim si duhet të sillet skuadra në fushë”.
“Grenti nuk është i tillë, është i dashur. Ndoshta ka qenë më i karikuar se duhet. Nuk do e besoja nëse do më thonin se e ka bërë Grenti atë veprim”.
“Kualifikimi krijon klimë të mirë. Kupa është specifike dhe kaluam pas fitores. Duhet të shoh gabimet që bëmë sot. Na duhet që të korrigjohemi dhe të rritemi”.
“Kemi pasur ndeshje të forta këtë periudhë. Konsumi i lojtarëve është i lartë. Mendojmë për ndeshjen e radhës me Kukësin, që është e fortë. Duhet të shohim se çfarë do riparojmë takimin e radhës. Rikthehen Hasani dhe Kërçiku ndeshjen e radhës, ndaj e kemi grupin dhe do e menaxhojmë ndeshjen e radhës”.