(VIDEO) Më në fund, shfaqet Napoli i Ançelotit dhe… Hysaj!

Pas humbjes së thellë ndaj Liverpulit, Napoli ka arritur të fitojë sonte 3-1 ndaj Dortmundit, në miqësoren e zhvilluar në Zvicër, në San Galen.

Axurrët e Ançelotit kaluan në avantazh me anë të Milik, me goditje nga larg, kur kishin kaluar vetëm 7 minuta lojë. Dyfishimi i rezultatit erdhi me goditjen me kokë të Maksimoviçit, në minutën e 28-ë, ndërsa Filip në pjesën e dytë ngushtoi shifrat në 2-1 për gjermanët, por vula e fundit ishte e Kajehonit, në të 91’. Ringjitet kështu skuadra e Ançelotit, teksa të shtunën do të luajë ndaj Volfsburgut.

https://www.youtube.com/watch?v=LXdHbqm8-gc

Sa i përket Hysajt, ai ka bërë një paraqitje dinjitoze, në nivelet që e njohim. Ka vuajtur pak në zonën e tij, duke dalë shpesh edhe në sulm dhe duke rikuperuar. Si në rastin e topit që “vodhi” për të nisur kështu aksionin e golit të Milikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online