I çmenduri Bielsa “djeg” Ekubanin, 48 orë kohë për të gjetur ekip

Kaleb Ekuban ishte një ndër zbulimet e Superiores në sezonin 2016/2017. Sulmuesi ganez u bë lideri i sulmit të skuadrës së Partizanit me 18 finalizimet e tij. Paraqitjet e shkëlqyer i mundësuan të bënte hapin gjigant te Lidsi në Angli. Por, mesa duket aventura e 24-vjeçarit në Championship do të marrë fund pas vetëm një sezoni.

Trajneri i ri i Lidsit, argjentinasi Marselo Bielsa, i ka dhënë drejtuesve të skuadrës një listë me lojtarët e padëshiruar dhe fatkeqësisht për Ganezin, emri i tij nuk i ka shpëtuar “fshesës” së të çmendurit Bielsa.

Ekuban nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjen hapëse të kampionatit ku Lidsi mundi 3-1 Stouk Sitin.  Sulmuesi ka vetëm dy ditë kohë për të gjetur një skuadër, pasi merkatoja në Angli mbyllet më datë 9 gusht. Ganezit i duhet të veprojë shpejt, pasi përndryshe rrezikon të qëndrojë mbi katër muaj larg fushave të blerta. Në vitin e parë me Lidsin, Ekuban u aktivizua 20 herë dhe arriti të gjente vetëm dy herë rrugën e rrjetës.

Bielsa kur drejtonte Marsejën, në sezonin 2014-2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online