Në Portugali, Porto dhe Roma i kanë mbyllur 90 minutat me shifrat 2-1, njësoj si ndeshja që u luajt në kryeqytetin italian. Kështu, gjithçka i është drejtuar shtesës.
Vendasit e nisën mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutat e para ushtruan presion në zonën e Romës. Në minutën e 26-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit, ku shënoi Tikinjo Soares, i cili u asistua nga Marega.
Gjithsesi, verdhkuqtë arritën të reagonin dhe në minutën e 37-të baraspeshuan gjithçka. Një faull në zonë i Eder Militaos, ndaj Diego Perrotit, detyroi arbitrin të akordoi 11-metërsh në favor të Romës. Te pika e bardhë u paraqit kapiteni De Rosi, i cili u tregua i saktë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, 1-1, ndërsa e dyta nisi menjëherë e vrullshme. Ishin sërisht vendasit e Portos, të cilët shënuan me anë të Maregës, me këtë të fundit që shfrytëzoi në maksimum një krosim të Koronës, për të çuar në festë tifozët e tij.
Më pas, deri në fund të kohës së rregullt të dy ekipet luajtë kujdesshëm, duke çuar çdo gjë në shtesë.Në shtesën e parë vijoi e njëjta melodi si në fundin e kohës së rregullt, me të dy ekipet, të cilat u treguan të kujdesshme. Fraksioni i dytë nisi me Romën në sulm, ku Edin Xheko shpërdoroi dy raste shumë të pastra për të shënuar.
Më pas, tre minuta përpara fundit të shtesave, Florenci tërheq në mënyrë të parregullt Fernandon dhe pas kosultimit me sistemin VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh. Aleks Tejesh u vu përballë Olsen dhe u tregua i saktë, duke çuar Porton në cerekfinalet e Champions.
UEFA Champions League
Faza e 1/8-ave
Porto – Roma 3-1
Shënues: Soares 26’, Marega 53’, Tejesh 117′(pen.) / De Rosi 37’(pen.)