PSG e mbylli me një fitore me rezultatin 2-4 transfertën ndaj Nimesit të sapo ngjitur në “Ligue 1”. Skuadra e Tomas Tuhel e mbylli pjesën e parë nën avantazhin e dy golave, por vendasit befasuan duke barazuar shifrat. Kilian Mbape ishte ai që çoi përsëri në avantazh parisienët, por 19-vjeçari rezervoi dhe një moment të pakëndshëm në minutat e fundit të takimit.
Mesfushori i Nimes, Savenier, kreu një faull disi duke e goditur adoleshentin nga mbrapa, teksa ai po shkonte drejt portës kundërshtare. Ndërhyrja nuk u prit aspak mirë nga Mbape, i cili në nerva e sipër iu vërsul mesfushorit të ekipit vendas, duke e rrëzuar për tokë. Gjyqtari i takimit nuk i kurseu të kuqtë për të dy lojtarët, por pritet që Mbape ta pësojë më keq, pasi kartoni i kuq do të shoqërohet dhe me një dënim me tri ndeshje nga federata franceze.
Momenti i kartonit të kuq
Përmbledhja e takimit