PSG-së i mjafton një gol i Kilian Mbape i ardhur nga stoli dhe realizimi i Draksler në sekondat e fundit, për të marrë fitoren e 11-të në po kaq ndeshje në kampionat. Kampionët në fuqi të Francës vijojnë dominimin e tyre në Ligue 1, duke kaluar dhe pengesën Marsejë me rezultatin 2-0.
Tekniku Tomas Tuhel kishte menduar që të mos e aktivizonte si titullar Mbapen, por 19-vjeçarit iu deshën vetëm 3 minuta për të shënuar golin, i cili vendosi fatin e kësaj ndeshje. Ishte një gol i rëndësishëm për kampionin e Botës, i cili tashmë është shënuesi më i mirë në 5 ligat më të forta të Europës. Në sekondat e fundit Draksler realizoi dhe golin e sigurisë.
Duhet të veçohet se pati një episod të diskutueshëm në minutën e 85-të. Mitroglou gjeti rrugën e rrjetës, por gjyqtari i anuloi golin. Protesta nga trajneri i Marsejës, por Garsia mori si shpërblim largimin nga bankina. Një situatë vërtetë e diskutueshme.
PSG shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ndjekësi më i afërt është 8 pikë më pak, por duhet kujtuar se janë luajtur vetëm 11 javë. Tani, synimi i kryeqytetasve është që të vënë një rekord sa i përket fitoreve radhazi në Francë. PSG ka barazuar rekordin e Totenhemit tësezonit 1960-1961.