“Në Itali nëse loja shkon 2-0 gjithçka ka mbaruar”, këto ishin fjalët që Mauricio Sarri tha dy ditë më parë në Angli. Moment më të papërshtatshëm nuk mund të kishte. Pas përmbysjes së Napolit ndaj Milanit, erdhi dhe një ndeshje tjetër karakteri nga Torino e Maxarrit, që nga 2-0 gjeti forca për të barazuar Interin në “San Siro”.
Interi i Spaletit kujtoi se hipotekoi çdo gjë kur u fut në dhomat e zhveshjes nën avantazhin e dy golave të shënuar nga Perisiç dhe De Vrij, por futbolli është i pamëshirshëm me ata që nuk japin gjithçka deri në minutën e fundit. Beloti ngushtoi rezultatin pak pas fillimit të pjesës së dytë ndërsa francezi Meite barazoi shifrat, që mbetën të pandryshuara deri në fund. Një takim që lë një shije të hidhur, sidomos tek ata 60000 tifozë që kishin mbushur shkallët e San Siros.
Rezultat tjetër fantastik i mbrëmjes ishte fitorja tenistike e Fiorentinës 6-1 ndaj Kievos. Suasuolo barazoi në transfertë ndaj Kaljarit 2-2, SPAL-i dhe Udineze fituan me rezultat 1-0 ndaj Parmës dhe Sampdorias, ndërsa Torino mundi 2-1 Empolin, në një ndeshje ku u nderuan dhe 43 viktimat e tragjedisë së Xhenoas. Takimi Frozinone-Bolonja ishte i vetmi që përfundoi me rrjeta të paprekura
Rezultatet e ditës së sotme/ Serie A
Spal – Parma 1-0
Fiorentina – Kievo 6-1
Kaljari – Sasuolo 2-2
Frozinone – Bolonja 0-0
Xhenoa – Empoli 2-1
Inter – Torino 2-2
Udineze – Sampdoria 1-0