VIDEO | Marshon Dortmundi, rikthehen hijet e krizës te Bajerni

Pas barazimit në shtëpi kundër Hertës së Berlinit, Borusia e Dortmundit është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Volfsburgun në transfertë me rezultatin 0-1. Marko Rojs shënoi golin e fitores në pjesën e parë, duke u ngjitur në kuotën e gjashtë golave në kampionat. 29-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur me kokë të Dilejnit dhe, po me kokë, kaloi miqtë në avantazh. Kjo fitore i ngjit verdhezinjtë në kuotën e 24 pikëve dhe ekipi i Favre vazhdon të kryesojë Bundesligën i vetëm.

Fraiburgu regjistroi surprizën e madhe duke barazuar në fund dhe duke ndalur Bajernin, që vinte pas katër fitoreve rresht mes kampionatit, Champions-it dhe Kupës së Gjermanisë. Gjithçka ndodhi në dhjetë minutat e fundit të takimit. 23-vjeçari Gnabri shënoi një gol të bukur në minutën e 80. Anësori ofensiv bëri gjithçka vetë dhe gjithçka mirë, duke konkretizuar me gol aksionin personal, por miqtë befasuan një minutë përpara fundit të takimit. Lukas Holer mposhti Nojerin dhe i dhuroi një pikë të artë ekipit të tij. Ky barazim i mban bavarezët në vendin e dytë, por diferenca me Dortmundin ka shkuar në katër pikë dhe djemtë e Kovaç nuk fitojnë në kampionat në “Allianz Arena” që nga 15 shtatori.

Gola dhe emocione në ndeshjen mes Leverkusenit dhe Hofenhajmit. Miqtë fituan me rezultatin e thellë 1-4, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në kuotën e 16 pikëve. Rezultat i keq për Leverkusen, që pësoi humbjen e tretë në shtëpi në kampionat, pas atyre kundër Volfsburgut dhe Dortmundit.

Tre pikësh i rëndësishëm për Shalken, që fitoi me rezultatin 2-1 përballë Hanoverit. Një penallti e algjerianit Bentaleb në pjesën e dytë i dha avantazhin Shalkes, ndërsa miqtë barazuan përkohësisht me anë të Ueidant. Gëzimi i Hanoverit zgjati vetëm 1 minutë, sepse Embolo riktheu Shalken në avantazh dhe vulosi fitoren e vendasve.

Augsburgu dhe Nurenbergu u ndanë në barazim në një ndeshje emocionuese. Francezi Shmid ishte heroi i vendasve me asistin e dhuruar për golin e parë, ndërsa në pjesën e dytë, mbrojtësi i djathtë shënoi golin e dytë nëpërmjet një goditje fantastike dënimi, por miqtë u përgjigjen dy herë me anë të Fuks dhe Muhl, i cili barazoi ndeshjen dy minuta përpara fundit.

Augsburg – Nurenberg 2-2
(Finbogason 11’, Shmid 59’ / Fuks 54’, Muhl 88’)

Leverkuzen – Hofenhajm 1-4
(Belarabi 30’ / Nelson 19’, Xhoelinton 34’, 73’, Grifo (pen) 49’)

Bajern Mynih – Fraiburg 1-1

(Gnabri 80’ / Holer 89’)

Shalke – Hanover 3-1
(Bentaleb (pen) 57’, Embolo 72’, Uth 85’ / Ueidant 71’)

Volfsburg – Dortmund 0-1
(Rojs 27’)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online