VIDEO | Marseja prek fundin, “amatorët” shkruajnë historinë

Olimpiku i Marsejës është eliminuar nga Kupa e Francës në mënyrë të turpshme, teksa ekipi që e ka nxjerrë jashtë është një klub, i cili militon në ligën e katërt franceze për nga rëndësia. Andrezjë, ka bërë mrekullinë përballë yjeve si Pajet, Luis Gustavo apo dhe Strotman e Mandanda, duke triumfuar me rezultatin 2-0.

Fillimisht, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 17-të, me anë të kapitenit, Nguabije. Marseja në pjesën e dytë e shtoi presionin, por rastet e krijuara nga ekipi i Rudi Garsias nuk arritën të konkretizoheshin. Atëherë kur të gjithë prisnin barazimin e Marsejës, ishin përsëri vendasit, të cilët dyfishuan shifrat në minutën e 82-të.

Florian Milla u aktivizua në minutën e 68-të si zëvendësues dhe tetë minuta përpara fundit mbylli gjithçka, duke shënuar golin e dytë, për të çuar shifrat në 2-0. Kapitullim total për Marsejën, të cilët janë në krizë të plotë dhe me këtë disfatë kanë prekur fundin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online