Mali i Zi ka befasuar Anglinë në shtëpi, teksa ka kaluar në avantazh vetëm pas 17 minutave lojë. Një gol, që u shënua nga Vesoviç, i cili bëri gjithçka mjaft mirë, duke mposhtur portierin Pikford me goditjen e saktë me të djathtën.
Ky gol ishte dhe një rekord më vete i malazezëve, të cilët i shënojnë për të katërtën ndeshje radhazi kombëtares së “3 Luanëve”, duke u konfirmuar një makth i vërtetë për ta. Konsiderohet si rekord, pasi dihet diferenca e madhe mes dy përfaqësueseve.