VIDEO/ “Makthi” i PSG-së e ka emrin Mahrez, Guardiola dërgon City-n për here të parë në finale

Ka marrë fund ëndrra për të ngritur lart trofeun e Champions League për PSG-në. Sezonin e kaluar i shkuan pranë duke humbur në finale, ndërsa këtë herë përshëndesin këtë kompeticion që në fazën gjysmëfinale të tij. Parisienët nuk kanë ditur të reagojnë pas asaj humbje 1-2 në Francë.

Manchester City ka fituar pa probleme në ndeshjen e kthimit me shifrat 2-0, duke prerë kështu biletën për në finale të kompeticionit më prestigjoz për klube. “Makthi” i PSG-së e ka emrin Ryad Mahrez, i cili nuk është mjaftuar vetëm me golin e përmbysjes në Paris. Algjeriani ka realizuar një dopietë mbrëmjen e sotme, duke firmosur kështu eliminimin e Neymar me shokë.

Guardiola mund të festojë i qetë, teksa për herë të parë në historinë e klubit, arrin të dërgojë Manchester City-n në finale të UEFA Champions League. Ky trofe ka qenë objektiv i “qytetarëve” për vite me radhë dhe miliarda janë investuar për ta bërë realitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/yuslule/status/1389681193990426628

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online