VIDEO | Majlinda Kelmendi s’njeh konkurrencë, medalje e artë për xhudisten shqiptare

Majlinda Kelmendi vazhdon të mos ketë rivalë në sportin e Xhudos. Së fundmi sportistja 27-vjeçare është shpallur fituese Grand Slam-it të Dyseldorfit, ku mori medaljen e artë në divizionin e peshave 52 Kg, teksa mundi në finale rivalen nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Kjo është medalja e dytë e artë që Kelmendi fiton në vitin 2019, pasi pak javë më parë kampionia olimpike mori një medalje të artë në turneun “Grand Prix” që u zhvillua në Tel Aviv të Izraelit.

https://www.youtube.com/watch?v=xbXHy5YpFHo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *