Ndonjëherë nuk ka shumë rëndësi kategoria apo niveli i skuadrave për të shijuar gola të mrekullueshëm. Magjia e futbollit është e tillë që mund të dhurojë emocione në fushën e blertë në çdo lloj ndeshje.
Diçka e tillë ka ndodhur në divizionin e tretë të futbollit grek. Luhej ndeshja PAO Vardas-Foivos Kremasti, që përfundoi me fitoren 0-1 të miqve. Goli i ndeshjes është një perlë e vërtetë.
Rreth 90 metra sprint me topin në këmbë nga Lamin de Phoivu, i cili shmang këdo që i del para dhe në fund shënon me një lehtësi për t’u duartrokitur. Festë e madhe për miqtë, të cilët vrapojnë të gjithë pas “heroit” të tyre, ndërsa ky mund të jetë një nga golat më të bukur të vitit 2019.