Mbrëmjen e sotme në Uruguaj do të zhvillohet finalja, që do të shpallë kampionin e këtij sezoni. Një finale, që do të diskutohet midis dy rivalëve më të mëdhenj, Nacional dhe Penjarol. Sfida do të luhet në stadiumin mitik të Montevideos, “Estadio Centenario”, por kushtet që ndodhet fusha janë pak të thuash katastrofike.
Të shtunën e kaluar, në “Centenario”, u organizua koncerti i Roxher Uaters, që i dha goditjen e fundit barit të fushës në Montevideo. Në fotot që u shfaqën pas koncertit fusha shihej në gjendje skandaloze dhe për këtë arsye duket se punëtorët e fushës kanë vendosur të ndërhyjnë.
Në një video të postuar nga Luis Suarez, i cili shfaqej mjaft i dëshpëruar, vihet re se punëtorët po e lyejnë pjesën e fushës me ngjyrë të gjelbër. Diçka mjaft shqetësuese, pasi në mbrëmje do të zbresin ekipet që do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm në vend. Suarez shkruante në postimin e tij:
“E pabesueshme që finalja më e rëndësishme e futbollit tonë do të luhet në një fushë të tillë. Ju lutem, ta ndryshojmë imazhin tonë”.
Increíble que se vayan a jugar las FINALES MÁS IMPORTANTES de nuestro fútbol en una cancha así ….porfavor cambiemos nuestra IMAGEN ???? pic.twitter.com/lTay3qowrV
— Luis Suarez (@LuisSuarez9) November 9, 2018