VIDEO/ “Luka Modriç shqiptar”! Nuk ka dyshime, inteligjenca e lartë e Enis Bardhit u dëshmua në Europian

Nëse ka një futbollist nga Maqedonia e Veriut të cilin Shqipëria do të donte me çdo kusht që ta kishte në gjirin e saj është Enis Bardhi. Pa i hyrë sërish historisë së këtij lojtari dhe mënyrën sesi zgjodhi që të përfaqësonte këto ngjyra, jemi duke folur për lojtarin më të mirë të këtij grupi që debutoi në Europian.

Të gjitha aksionet kalojnë nga këmbët e Bardhit që është kthyer si “Luka Modriç shqiptar”. Me të njëjtën fantazi dhe gjithmonë duke bërë lëvizjen e kundërt për kundërshtarin, me qetësinë që e karakterizon në lëvizje duke i dhënë frymëmarrje shokëve të ekipit. E këtu duke mos harruar faktin se lojtari është prekur nga COVID-19 përpara nisjes së Europianit, ku u izolua dhe humbi stërvitjet me pjesën tjetër të grupit, Enis Bardhi është padyshim ylli i Maqedonisë së Veriut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online