“Kam shumë shokë nga Shqipëria”! Tifozët vërshojnë te Arnautovic, detyrohet të bllokojë profilin zyrtar

0

Ajo shfryrje e nervave ditën e djeshme nuk ka kaluar aq lehtë për Arnautoviç. Nën ndikimin e emocioneve sulmuesi me origjinë serbe ka ndjekur gjaknxehtësinë dhe rrugën e arsyes, për të cilën është kujtuar ditën e sotme. Ofendimet e tij në drejtim të Alioskit nuk i shpëtuan syrit të medias dhe nën frikën e një dënimi nga UEFA, Arnautoviç ka vendosur të justifikohet me një deklaratë të tijën në profilin e vetë në “Instagram”, ku shkruante se kishte shumë shokë shqiptarë dhe nuk ishte racist.

Por tifozët kanë vërshuar në mesazhe për të, aq sa 32-vjeçari është detyruar bllokojë mesazhet dhe komentet në drejtim të tij. Më pas ka kthyer përkohëshist profilin e tij në opsionin privat, për ta hapur më vonë përsëri në publik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.