VIDEO | Luftëtarin se mbajnë gjunjët deri në fund, liderin e bën Ethemi

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore të vuajtur në Gjirokastër, duke arritur një sukses 0-, falë golit të Valon Ethemit, në minuta e fundit të ndeshjes. Një ndeshje e cila ishte me dy fytyra, me një pjesë të parë mjaft të mirë, me raste e ritëm, ndërsa në pjesën e dytë dalja me të kuqe e Ramadanin, bëri që skuadrat të ishin më të ndrojtura.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit, me Luftëtarin që në pak sekonda kishte dy mundësi ideale për të shënuar. Fillimisht ishte Miloslavjev që në mënyrë të pabesueshme nuk shënoi i vetëm me Frashërin. Më pa ishte radha e Shkurtajt që të shpërdoronte, teksa goditja e tij me kokë nuk gjeti portën e kuksianëve.

Me kalimin e minutave verilindorët fituan terren dhe krijuan një mundësi ideale për të shënuar me Ethemin. Tetovari u shërbye saktë nga Rexhinaldo, por i vetëm me Ruçin nuk kishte shënjestrën e duhur. Edhe Rexhinaldo nuk arriti dot që të shfrytëzonte siç duhet harkimin e Uilliam.

Me ritëm dhe raste nga të dyja skuadrat përfundoi pjesa e parë, me skuadrat që luanin hapur, duke menduar më shumë për sulmin se për mbrojtjen. Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola.

Fillim i fraksionit të dytë solli një karton të kuq për vendasit. Ramadani ishte i vetmi i ndëshkuar në 45 minutat e para, por mori dhe të dytin, pas një ndërhyrje në dëm të Çyrbes. Pas këtij momenti, Kukësi do të ishte më shumë kërkues, por pa mundur që të gjente hapësira. Duhej të prisnim deri në minutën e 88-të, për të parë golin e parë dhe të vetëm në këtë ndeshje. Pas një kombinimi të bukur të Ethemit me Çyrben, tetovari mposhti Ruçin, me këtë të fundit që nuk ishte i vendosur dhe aq mirë.

Kukësi nuk i ndahet kreut, duke ruajtur distancën e 6 pikëve me Partizanin, ndërsa në anën tjetër Luftëtari mbetet në kuotën e 13 pikëve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15

E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

LUFTËTARI 0-1 KUKËSI
Shënues: 
Ethemi 88′

LUFTËTARI: Ruçi, Demo, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Rroca (Rapa 84′), Ymeraj (Dunga 68′), Milosavljev (Rapo 90+2′), Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Shumeli, Açka, Kukaj, Hyseni.

KUKËSI: Frashëri, Maliki, Qaqi (Rrumbullaku 81′), Kraniqi, Cuculi, Uilliam, Shkodra (Limaj 14′), Dzaria (Shpehar 73′), Ethemi, Çyrbja, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu. Të gatshëm: Maloku, Shameti, Zguro.

Kartonë të verdhë: Ramadani 34′, 47′, Aleksi 74’/ Dzaria 74′

Karton i kuq: Ramadani 47′

GJYQTARË: Kridens Meta, Egin Doda, Denis Agaraj, Olsi Sokoli.
DELEGAT: Uvil Zajmi; VËZHGUES: Fiqiri Haxhiraj.

DIREKT

88′ – Ethmi kombinon bukur me Çyrben dhe me një goditje të bukuri arrin të mposhtë Ruçin.

 

77’ – Pas harkimit nga e djathta, Qaqi godite me kokë, por nuk arrin dot që të gjejë kuadratin.

47′- Ramadani ndërhyn në kohë vonesë në dëm të Çyrbes dhe Meta  i tregon kartonin e dytë të verdhë, me bluzinjtë që mbeten me 10 lojtarë.

36’ – Çyrbja avancon nga e djathta, duke shkuar deri pranë fundore, por mjafton një devijim i Janiçiç, për t’i dhënë mundësinë Ruçit për të kontrolluar.

30’ – Pas harkimit nga e majta, Shkurtaj godet fort dhe bukur, por Frashëri ndal në mënyrë të mrekullueshme, duke shmangur golin.

 

20’ – Rexhinaldo vertikalizon për Ethemin, i cili del i vetëm me Ruçin, por në mënyrë të pabesueshme nuk e gjen dot kuadratin e rrjetës.

18’ – Uilliam harkon nga e majta, Rexhinaldo nuk kordinohet dot për të goditur, duke shpërdorua një mundësi mjaft të mirë.

12’ – Uilliam provon me një goditje nga distanca, por tentativa e brazilianit është tepër e lehtë dhe nuk përbën rrezik për Ruçin, i cili kontrollon qetësisht.

5’ – Pas harkimit të Ymerajt nga e djathta, Shkurtaj godet bukur me kokë në brendësi të portës, por nuk arrin dot që të gjejë kuadratin e kuksianëve.

4’ – Pas një topi të gjatë, Milosavljev del i vetëm me Frashërin, por lojtari i bluzinjve nuk arrin të godasë, duke i dhënë mundësinë portierit të Kukësit që të kontrollojë topin.

1′ – NIS NDESHJA!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *