VIDEO | Luftëtari e ka edhe me gjykimin, a ishte kjo penallti?

Luftëtari u eliminua nga Kupa dhe dukshëm lojtarët dhe drejtuesit ishin të mërzitur pas humbjes 5-3 me Tiranën. Sot klubi bluzi doli me një deklaratë, teksa thuhej se do bëhej analizë e thellë dhe do të kishte edhe masa. Pakënaqësitë më të mëdha janë me mbrojtësin Xhekson.

Braziliani shkaktoi një penallti ta pakuptimtë. Kur topi po dilte nga zona ai pengoi me duar Halilin dhe për gjyqtarin Eldorian Hamiti. Në fakt askush nuk ka dyshime për atë 11-metërsh, që ishte i dukshëm. Xhekson sigurisht duhet të kishte qenë i kujdesshëm, pasi ajo ishte një penallti “e falur”.

Gjithsesi njëfarë pakënaqësie ka pasur ndaj gjykimit për ndeshjen e djeshme. Një rast i dyshimtë penalltie u regjistrua me Eljan Çelajn, i cili përfundoi i shtrirë në zonë kur ndeshja ishte 4-1. Ndoshta aty Hamitaj ka gabuar.

Pas ndeshjes është parë edhe trajneri Ahmataj, i cili po bisedonte me Klajdi Kolën. Nuk dihet për çfarë po flitej konkretisht, por dallohej që trajneri i Luftëtarit po ankohej. Gjithsesi në Gjirokastër e dinë mirë që eliminimi i tyre nuk erdhi prej gjykimit, edhe pse kanë pretendimet e tyre edhe për një penallti në ndeshjen e parë.

Klajdi Kola dhe Julian Ahmataj pas ndeshjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *