VIDEO | Liverpulit i mjaftojnë dy “krisma”, likuidon Fulhemin

0

Liverpuli ka lënë pak krahëve humbjen e papritur në Champions përballë Cërvena Zvezdës, duke u rikthyer te fitorja në kampionat. Djemtë e Klopit mposhtën pa probleme Fulhemin me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në vendin e parë, me 30 pikë.

Muhamed Salah dhe Xherdan Shaqiri ishin autorët e golave të fitores, me lojtarin shqiptar që gjen golin e dytë në kampionat.

Rezultati u zhbllokua katër minuta përpara fundit të pjesë së parë, me Salah që iu shkëput mbrojtjes mike dhe shënoi një gol të stilit të tij. Në fillimin e pjesës së dytë erdhi dhe dyfishimi i “The Reds”. Xherdan Shaqiri shfrytëzoi një top të Robertson, duke shënuar një gol të bukur dhe vulosur fitoren.

Liverpuli ngjitet momentalisht në vendin e parë me një pikë më shumë se Mançester Siti, që luan nesër ndeshjen derbi përballë Junajtid të Murinjos.

Liverpul – Fulhem 2-0
(Salah 41′, Shaqiri 57′)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.