Sabien Lilaj ka shënuar një supergol për ekipin e tij të ri, Nes Tzionës. Mesfushori shqiptar la ekipin e Gabalës për të kaluar te ekipi i sapongjitur në elitën e futbollit izraelit dhe e ka nisur shumë mbarë.
Në takimin kundër Beitar Jerusalem, ish-mesfushori i Skënderbeut gjeti rrjetën në mënyrë të përkryer, duke shënuar një “perlë” në hyrje të zonës me të majtën. Nes Tziona u mposht 2-1 nga Beitar Jerusalem në ndeshjen e parë të Toto Cup.