VIDEO/ Levandovski i jep fitoren e parë Nagelsmanit, Bajerni thyen Dortmundin dhe ngre lart Superkupën

Bajerni i Mynihut tregon edhe njëherë tjetër se nuk njeh kundërshtarë në Gjermani. Nagelsman nuk e kishte marrë ende një fitore me bavarezët që nga ardhja në krye të pankinës, por shijen e triumfit e provon në mënyrën më të mirë të mundshme. Bajerni ka mposhtur Dortmundin me shifrat 1-3, duke ngritur kështu trofeun e Superkupës së Gjermanisë.

Levandovski ishte heroi i kampionëve gjermanë, i cili realizoi një dopietë në këtë finale. Goli i parë erdhi në minutën e 41-të, kur sulmuesi shtyn bukur me kokë topin në rrjetë. Myler dyfishon rezultatin me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Rojsh kundërpërgjigjet për Dortmundin në minutën e 64-t. Megjithatë ky gol do të vlente vetëm për statistikë, pasi Levandovski vulos edhe rezultatin përfundimtar falë një dhurate të bërë në mbrojtje nga verdhezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/UtdStewart/status/1427723853946626063

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online