Zyrtare/ Stivi Frashëri firmos kontratë dy vjeçare, skuadra e re e prezanton me pritjet më të mira

Stivi Frashëri ka mbyllur kapitullin e tij te Teuta, për të nisur një tjetër në karrierë. Portieri shqiptar largohet nga Durrësi me titullin kampion të fituar si dhe me një shije pozitive nga paraqitjet që bëri mes shtyllave në Europë. Gardiani 30-vjeçar ka lënë Teutën para pak ditësh për t’ju bashkuar skuadrës së Ballkanit në Superligën e Kosovës. Ekipi nga Suhareka ka njoftuar sot zyrtarizimin e kontratës dy vjeçare me Frashërin, të cilin e prezanton me tifozët përmes një videoje me pritjet më të mira.

“ Mirë se vjen Stivi Frashëri! Të dashur tifozë, Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2-vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.

Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar. Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. Na priftë e mbara Suharekë“, lajmëron klubi i Ballkanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online