VIDEO/ Nis me Kombëtaren dhe vazhdon me Superioren, me “lupën” e detajeve dhe të së vërtetës

Në Shqipëri nuk ka vetëm një ngritje të nivelit të futbollit, por njëkohësisht edhe nivel më të mirë të gazetarisë sportive dhe emisioneve që janë të përkushtuara më veçanërisht te ky sport. Shumëllojshmëria e zgjedhjeve mbetet për shikuesit, që nga ana e tyre mund të ndajnë fare mirë se cila i shërben interesit për t’u informuar dhe për të kaluar në planin e dytë detajet e tjera në dukje të parëndësishme.

Duke nisur nga shtatori do të ketë rikthim në ekranin e “MCN TV” dhe dy emisionet sportive, “Skaner” dhe “MCN Sport Zone”. Me këtë të fundit ku mund të merret një pasqyrim i përgjithshëm i informacioneve, për t’i diskutuar me “lupën” e detajeve dhe të së vërtetës në tryezën e “Skaner” që është programuar çdo të hënë dhe të mërkurë në orën 23:00.

Fillimisht diskutimet do të nisin për ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, për të vazhduar më pas edhe me Superioren që në këtë sezon do të ketë VAR-in si risi. Ekipi i drejtuar nga Gerti Çarçani do të ketë të njëjtin formacion bazë, merkato e verës e gjen pa largime dhe është ende në negociata për afrime të reja që mund t’i shtrohen tryezës së përhershme të diskutimeve.

Mbetet të presim, do të ketë surpriza. I pyetur nga “Sport Ekspres” mbi nisjen e sezonit të ri, Çarçani është shprehur: “Një falënderim shumë i madh dhe një vlerësim shkon për presidentin e kompanisë, Endri Meksi, që i ka dhënë mbështetje maksimale dhe prioritet të madh sportit dhe këtij produksioni sportiv. Këtë herë do të nisi me sezon të plotë, duke qenë se në edicionin e kaluar nisi në 1 mars”, mbylli Çarçani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online