VIDEO | Leonard nderon Raptors, Nuggets rikthen baraspeshën

Toronto Raptors dhe Denver Nuggets kanë triumfuar në ndeshjet e katërta dhe kanë vendosur balancën. Kanadezët ia dolën të mposhtnin Philadelphia 76ers me rezultatin 96-101, kurse Nuggets thyen Portland Trail Blazers 112-116. Kështu do të ketë minimalisht edhe nga dy përballje mes këtyre ekipeve për të siguruar kalimin në finalet e Konferencave.

Kawhi Leonard mori situatën në dorë për Raptors, duke ia dalë të shënojë plot 39 pikë. Ai gjithashtu asistoi pesë herë, si dhe rikuperoi 15 topa në tabelë. Leonard pati edhe mbështetjen e shokëve, pasi 4 prej basketbollistëve të Raptors realizuan mbi 10 pikë. Jimmy Butler (29 pikë, 4 asiste, 11 rebound) ishte ai që spikati për 76ers.

CJ McCollum (29 pikë) dhe Damian Lillard (28 pikë) nuk i mjaftuan Portland Trail Blazers, që arritën të kishin një epërsi të lehtë në tre perioda. Nuggets e bënë diferencën në periodën e tretë, kur shënuan 13 pikë më shumë dhe morën epërsinë. Periodën e fundit Blazers nuk ia doli ta përmbyste rezultatin.

Nikola Jokiç (21 pikë, 11 asiste, 12 rebound) vijon të regjistrojë “triple-double”, i katërti në fazën play-off. Shënuesi më i mirë ishte Jamal Murray, me 34 pikë të realizuara. Ndeshje të mirë bëri edhe Paul Millsap, autor i 21 pikëve dhe 10 topave të rikuperuar në tabelë.

NBA | PLAY-OFF (GJYSMËFINALET E KONFERENCAVE)
Philadelphia 76ers-Toronto Raptors 96-101 (2-2)
Portland Trail Blazers-Denver Nuggets 112-116 (2-2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *