VIDEO | Lenjani gjen sërish golin, shënon dhe Taulant Seferi

Ermir Lenjani ka arritur që të shënojë sot në ndeshjen ndaj Jang Bojsti. Anësori kuqezi ka mundur që të shënojë golin e dytë për këtë muaj. 29-vjeçari shënoi dhe në fillimin e këtij muaji ndaj Ksmamaksit.

Lenjani u tregua i saktë në minutën e 17-të, duke dalë i vetëm me portierin vendas dhe suke kaluar të tijtë në avantazh. Skuadra e shqiptarit arriti që të gjente dhe golin e dytë pak minuta më vonë, ndërsa Jang Bojs shpërdoroi një 11-metërsh, pak minuta para fundit.

Ditë e mirë edhe për Taulant Seferin, i cili po ashtu ka qenë protagonist në barazimin që skuadra e tij Uinterthur arriti në transfertë ndaj Shafhauzen. 21-vjeçari shënoi golin e parë për skuadrën e tij, e cila më pas realizoi dhe golin e avantazhit, por në sekondat e fundit të ndeshjes u ndëshkua me një gol që i hiqi fitoren nga duart.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online