VIDEO | Latifi gjen golin në ndeshjen e kupës, merr fund pritja 3 mujore  

Liridon Latifi është rikthyer të shënojë pas më shumë se tre muajsh pritje. Ish-sulmuesi i Skënderbeut shënoi golin e tretë në fitoren 6 – 0 të Akademisë Pushkash ndaj skuadrës modeste të Penzugyor, takim ky që u luajt në kuadër të Kupës së Hungarisë.

 

Latifi u transferua në kampionatin hungarez në verën e 2017-ës. Sezoni i parë nuk kishte si të shkonte më keq. Aktivizime të paktë dhe asnjë gol, sikur të mos mjaftonin këto një zënkë me trajnerin e Atila Pinter, bëri që lojtari i kombëtares shqiptare të luante për muaj të tërë me ekipin e rezervë. Sezoni i ri, ka nisur më mbarë, por 24-vjeçari nga Prishtina ende nuk e ka siguruar një vend në formacion, duke u futur më së shumti nga stoli i rezervave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *