VIDEO/ LAJM I FUNDIT! Shpallet fituesi mes 3 projekteve, ja sesi do të duket stadiumi i ri në Durrës

Vetëm pak minuta më parë është mësuar edhe projekti fitues për ndërtimin e stadiumit të ri të Durrësit. Bëhet fjalë për studion 51N4E Bjarke Ingels Group” e cila arriti të bënte dallimin nga dy projektet e tjera. Studiot prestigjoze të arkitekturës bashkëhore si BIG e Danimarkës dhe MVRDV e Holandës nuk dolën dot fituese në këtë konkurs ndërkombëtar.

Ideja e sjellë nga studio belge ishte ajo e një stadiumi që do të rrethohet nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa. Gjithashtu stadiumi do të ketë funksion edhe për aktivitete të ndryshme ku do përmbahen hotele, bare, restorante dhe pishina. Tashmë edhe sportdashësit në Durrës e kanë më të kristalizuar idenë sesi do të duket shtëpia e tyre e re e futbollit. Një tjetër investim i rëndësishëm ky që po bëhet për futbollin shqiptar, ndërsa kreu i FSHF, Armand Duka, u shpreh se shumë shpejt Shqipëria do të kthehet e para në rajon sa i përket infrastrukturës sportive. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online