Ndizet alarmi për sulmin ajror nga Rusia! Ndërpritet ndeshja për Taulant Seferin, sulmuesi shqiptar e përjeton për herë të dytë dramën

Nuk ka qetësi në Ukrainë, futbolli vazhdon ende në kohë lufte. Vetëm pak minuta më parë është mbyllur ndeshja mes Vorskla Poltavas dhe Dinamos së Kievit në shifrat 1-2. Taulant Seferi ka luajtur nga minuta e parë, por pa mundur të shënojë.

Më shumë se rezultati, kjo ndeshje ka marrë vëmendje maksimale në media për ngjarjen e ndodhur në minutën e 81. Alarmi i kuq është ndezur pasi pritej sulm ajror nga Rusia. Për këtë arsye përballja u ndërpre për disa minuta dhe më pas vijoi me minutat e mbetura.

Kjo është drama e dytë e kaluar për Taulant Seferin që në mediat zvicerane u shpreh pak ditë më parë se një skenë identike të ndodhur pak muaj më parë, nuk do ta harronte për gjithë jetën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online