“Tiranën e ndjek akoma, trajneri këtu nuk më njihte”! Rrëfimi i Celhakës, ja sa larg është Shqipëria: Shkojmë te Legia në orën 9 të mëngjesit dhe ikim në 3 të drekës

Jurgen Celhaka ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas transferimit nga Tirana te Legia e Varshavës. Në shumë raste mesfushori e ka parë veten në ekipin e dytë, por situata po ndryshon në kohët e fundit. Trajneri Runjaic po i beson gjithmonë e më tepër, ndërsa dyshja shqiptare, Muci-Celhaka, iu gëzuan së fundmi fitimit të Kupës së Polonisë.

Në një intervistë të fundit për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Celhaka ka bërë një rrëfim interesant. Mes të tjerash ka treguar sesa larg është Shqipëria për t’u përballur me nivele të tilla si klubi i Legias së Varshavës. Nëse në vendin tonë lojtarët shkojnë për t’u stërvitur në skuadër 1-2 orë, në Poloni ndodh ndryshe. Celhaka tregon se ata paraqiten në orën 9 të mëngjesit në klub dhe largohen prej tij në orën 3 të drekës.

“Ky është trofeu im i parë këtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Pavarësisht se nuk kam bërë një sezon të mirë, por mënyra sesi po mbyllet është më e mira e mundshme. Kemi fituar Kupën duke luajtur për 120 minuta me 10 lojtarë, e merituam fitoren. Kam dy vite këtu, në fillimet e mia Muçi më ndihmoi shumë se erdhi para meje.

Tani jemi duke ndihmuar njëri-tjetrin. Kishte ndryshime dhe vështirësi në fillim, klima, ushqimi, kampionati. Nuk më ka penalizuar diçka këtu, thjesht ka konkurrencë. Trajneri më njeh si lojtar tani dhe ka krijuar besim te mua. Në fillim trajneri nuk më njihte shumë mirë. Gjithçka që më ka ndodhur këtu unë e marrë si leksion. Në ditët e këqija ka gjëra të mira që vijnë.

Ne shkojmë në qendrën stërvitore në 9 të mëngjesit dhe jemi atje deri në orën 3 të drekës. Pastaj kthehem në shtëpi, mund të dalë pak për të pirë një kafe ose të merrem edhe me pak stërvitje në shtëpi. Këtu t’i ofron klubi të gjitha, me palestër, proteina, ushqim.

Kampionati shqiptar? E ndjek kur kam mundësi. Tirana ka vend të veçantë, mundohem t’i ndjek ndeshjet e kësaj skuadre, por edhe ndonjë përballje tjetër. Mendoj se titulli i Tiranës do të vendoset në dy ndeshjet e radhës kundër Teutës dhe Partizanit”, tha Celhaka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online