VIDEO | Kur Milani i treshes suedeze “shkatërronte” Juven në një ndeshje historike!

Ishte 5 shkurti i vitit të largët 1950 dhe Juventusi priste Milanin në Torino. Ajo ishte ndeshja e parë që transmetohej në televizor (vetëm në qytetin e Torinos) dhe të gjithë patën mundësinë ta shijonin përballjen në RAI.

Transmetimet zyrtare nisën katër vite më vonë, por të rikthehemi te ndeshja. Kuqezinjtë udhëhiqeshin nga treshja e famshme suedeze: Gren, Nordahl, Liedholm. Juventusi kalonte e para në avantazh, por ekipi i “Djallit” zhvillonte një ndeshje fantastike duke shënuar plot… shtatë gola!

Takimi u mbyll me rezultatin 1-7 për Milanin, me Nordahl autor i një tregolëshi (shpallej golashënuesi më i mirë i kampionatit me 35 gola). Megjithatë, bardhezinjtë u ringritën pas humbjes turpëruese dhe arritën të fitonin titullin kampion në fund të sezonit.

JUVENTUS: Viola, Bertuçeli, Manente, Mari, Parola, Piçinini, Muçineli, Martino, Boniperti, J. Hansen, Praest. Trajner: Karver.

MILAN: Bufon, Beloni, Folja, Anovazi, Tonjon, Bonomi, Burini, Grin, Nordahl, Liedholm, Kandiani. Trajner: Czeizler.

GOLAT: 12′ J. Hansen (J), 15′ Nordahl (M), 23′ Grin (M), 24′ Liedholm (M), 26′ Nordahl (M), 49′ Nordahl (M), 70′ Burini (M), 84′ Kandiani (M).

Karton i kuq: 80′ Parola (J).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *