VIDEO/ Kundërsulmi i frikshëm dhe nuhatja e Klaus Gjasulës në golin model, kundër shokëve të dikurshëm

Mbrëmja e sotme ka vënë në fushë Klaus Gjasulën përballë ish-skuadrës së tij, të cilën e udhëhoqi me shiritin e kapitenit në krahë sezonin e shkuar të Bundesligës. Megjithatë në fushë e shkuara harrohet dhe qëllimi i vetëm është fitorja. Paderborn është duke udhëhequr në shtëpi kundër Hamburgut me shifrat 3-2, ndërsa goli i parë i duelit do të vinte edhe falë nuhatjes së “gladiatorit” kuqezi.

Nga mesi i fushës Gjasula hedh një top në krahun e djathtë të sulmit, aty ku nuhat bashkëlojtarin e tij, i cili vijon më pas aksionin që prodhon edhe golin hapës të takimit. Një gol model i ardhur nga një kundërsulm i frikshëm, në të cilin ka qenë protagonist edhe futbollisti shqiptar, i cili luan ndeshjen e veçantë kundër shokëve të dikurshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online