“Nuk e kuptoj nerozizmin, morëm kritika absurde“, Igli Tare nuk duron më: Habitem, sa herë përmirësohemi sulmet rriten

Igli Tare vazhdon punën e madhe në Itali, për të krijuar një Lacio sa më konkuruese në Itali, por edhe në arenën europiane, teksa këtë sezon do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Megjithatë kritikat nuk mungojnë asnjëherë dhe e kanë shoqëruar drejtorin sportiv shqiptar përgjatë kësaj merkatoje. Por vlonjati nuk është aspak i kënaqur me këtë fakt dhe nuk duron më gjatë, duke u shprehur se nuk e kupton gjithë nervozizmin rreth bardhekaltërve, si dhe kritikat absurde që janë adresuar drejt tyre. Më tej bën thirrje se Lacio kërkon mbështetjen e të gjithëve këto kohë dhe se të qenurit të bashkuar do i bëjë ata të trembin këdo.

“Ne jemi duke punuar për të zgjidhur problemet. Fatkeqësisht ato i përkasin gjithë lëvizjes evropiane, ato nuk janë vetëm tonat. Mendoj se jam në një pikë të mirë, ne kishim ide të qarta nga fillimi në fund, por nuk dua të pretendoj fitoren derisa të nënshkruhen letrat. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë nervozizëm rreth nesh. Ne morëm kritika absurde, nuk më pëlqeu kjo. Ju nuk mund të gjykoni një ekip para se të fillojë kampionatin, por tani është viti i dymbëdhjetë që jam këtu dhe jam mësuar. Jam i habitur që çdo kampionat që ne bëjmë më mirë, sulmet rriten. Ky klub nuk e meriton këtë.

Ka katër lojtarë që mungojnë. Pereira do të mbërrijë për dy ose tre ditë. Tani na duhet ngrohtësia dhe besimi, madje edhe gazetarët. Vitin e kaluar kemi filluar edhe në këtë situatë: dyshimet e shumta nuk e ndihmojnë ekipin. Të shtunën kemi dhënë një sinjal të fortë, grupi është i fortë dhe koheziv. Problemet që ata përshkruajnë nga jashtë nuk janë të vërteta. Lazio ka nevojë për ndihmë, duhet të mbështetet në kohë vështirësie.

Unë nuk i kritikoj fansat, nuk kam asnjë problem me ta. Puna jonë është të punojmë, jo të flasim, për të krijuar kushtet për të pasur një ekip konkurrues. Unë gjithashtu e di se sa më shpejt aq më mirë, por shpesh kjo nuk varet nga ne. Për shembull, disa lojtarë në largim refuzojnë destinacionet, na duhet durim. Nëse jemi të bashkuar do t’i trembim të gjithë”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online