Zyrtare/ Bie pista Poloni dhe Turqi, Dejvi Bregu kalon në planin B dhe firmos në Superiore

I shumëpërfolur në këtë merkato, e ardhmja e Dejvi Bregut pritej të mësohej me shumë kureshtje. Pas lamtumirës me Skënderbeun pritej largimi jashtë Shqipërisë, synim të cilin e kishte në mendjen e tij edhe vetë sulmuesi. Interesimet nga Polonia dhe Turqia nuk munguan, por akordi nuk mbërriti kurrë, duke bërë që këto pista të bien.

Në këto kushte vlonjati zgjedh të kalojë në planin B, atë të qendrimit edhe për një tjetër vit në Kategorinë Superiore. Është klubi i Teutës ai që ka siguruar firmën e një nga elementeve më të spikatura të kampionatit shqiptar, duke bërë që skuadra durrsake të sfidojë hapur Tiranën dhe Kukësin për titullin kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online