VIDEO | Kukësi e mbyll me fitore, paraqitje fantastike e verilindorëve

Kukësi ka luajtur sot miqësoren e tretë dhe të fundit në këtë fazë përgatitore në Antalia, sfidë të cilën e ka fituar pastër 2-0 përballë Shaktar Karagandi.

Djemtë e drejtuar nga Armando Cungu shënuan shumë shpejt në këtë takim dhe goli i parë ishte i ardhjes më të fundit, Vasil Shkurtaj. Ish-sulmuesi i Luftëtarit gjeti rrjetën që në minutën e 9’ të takimit, duke shënuar golin e tij të parë me fanellën e bluve verilindorë.

Golin e dytë që fiksoi rezultatin final të sfidës, e shënoi lojtari më në formë, Arbër Çyrbja. Në minutën e 43’, mesfushori anësor shënoi golin e tretë radhazi personal në miqësoret e zhvilluara në Antalia dhe duket në formë të shkëlqyer.

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shahmeti, Cuculi, Rumbullaku, Krasniqi, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Et’hemi,  Shkurtaj  Trajner: Armando Cungu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *